Kaloni te përmbajtja

Prezantimi librit për Bojan Adamič dhe aktivitetin e tij në Shqipëri

Me rastin e Festës Kombëtare Sllovene të Kulturës, ˝Ditën e Prešeren-it˝, në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës u zhvillua ceremonia e prezantimit të librit “Bojan Adamič në Shqipëri”. Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Tiranë e organizoi këtë aktivitet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Lexmit, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Innovacionit dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Autori i këtij libri të spikatur është muzikologu dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Vasil S. Tole. Libri hedh dritë mbi periudhën pak të njohur të Bojan Adamič-it në Shqipëri, të gërshetuar me një mori informacionesh nga burime të ndryshme, rastësi fatlume dhe punën e përkushtuar të individëve që e respektuan dhe e donin thellësisht veprën e Adamič-it. Adamič ishte kompozitori i parë i huaj në Shqipëri që krijoi një vepër të paharrueshme - Sonatina - në vitin 1947. Kontributi i tij shërbeu për rivitalizimin e orkestrës simfonike të radios, orkestrës së operës dhe baletit, si edhe korit ushtarak me tetëdhjetë anëtarë, duke ndikuar thellë në formimin e një brezi të tërë muzikantësh shqiptarë.

Aktivitetin e nderoi me pjesëmarrjen e saj edhe vajza e Adamič-it, Alenka Adamič së bashku me familjen e saj, të cilët ndanë kujtime të çmuara nga jeta e kompozitorit të shquar.