Pritje për të festuar Ditën e Shtetësisë së Sllovenisë në Tiranë
Më 18 qershor 2026, Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Tiranë organizoi një pritje diplomatike me rastin e Ditës së Kombëtare së Sllovenisë dhe 35-vjetorit të pavarësisë së saj. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 200 përfaqësues të jetës politike, diplomatike, fetare, të biznesit, kulturës dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe anëtarë të komunitetit ndërkombëtar.
Me këtë rast, Ambasada, në bashkëpunim me Atasheun e Mbrojtjes, Kolonel Ivan Turnšek, shënoi gjithashtu Ditën e Forcave të Armatosura të Sllovenisë, e cila festohet më 15 maj. Programi muzikor u realizua nga një ansambël i Orkestrës së Forcave të Armatosura të Sllovenisë, nën drejtimin e Rudolf Strnad, duke kontribuar në atmosferën festive të aktivitetit.
Në fjalën e tij, Ambasadori Jakob Štunf rikujtoi rëndësinë historike të shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë 35 vjet më parë, kur populli slloven, përmes unitetit, vendosmërisë dhe gatishmërisë për të mbrojtur lirinë e tij, arriti të fitonte pavarësinë dhe të bëhej anëtar i barabartë i komunitetit ndërkombëtar.
Ambasadori theksoi gjithashtu marrëdhëniet e miqësisë dhe aleancës ndërmjet Sllovenisë dhe Shqipërisë. Duke përshëndetur përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ai riafirmoi se Sllovenia, si një mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së, do të vijojë të mbështesë aktivisht Shqipërinë në përfundimin me sukses të negociatave të anëtarësimit.
Pritja shërbeu si një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për të promovuar Slloveninë në Shqipëri.